Zyrtare, Italia sfidon Argjentinën në qershor të vitit tjetër

Ideja e hedhur nga CONMEBOL për një ndeshje mes Argjentinës, kampione të Amerikës Latine dhe Italisë, kampione të Europës, duket se është mirëpritur edhe nga UEFA, që ka pranuar zhvillimin e një përballjeje të tillë.

- Advertisements -

Burime nga zyrat e qeverive të futbollit në Europë dhe Amerikën e Jugut, konfirmojnë se është vendosur që një përballje e tillë të luhet në muajin qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa gjasat më të mëdha janë që kjo ndeshje të njihet si “Trofeu Maradona”, në nder të legjendës argjentinase të futbollit.

Në ditët e ardhshme pritet që të përcaktohet edhe data e zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe stadiumi mikpritës, që me shumë gjasa do të jetë “Diego Armando Maradona” i Napolit.

Synimi i UEFA-s dhe CONMEBOL-it është që një trofe të tillë, që vë përballë fituesin e Kopa America-s dhe atë të Kampionatit Europian, të kthejnë në traditë dhe të mos ndalen vetëm me zhvillimin e ndeshjes Itali-Argjentinë.

LEXO EDHE:

Back to top button