Zyrtare, kompletohet shitja e skuadrës angleze

Roman Abramoviç ka zyrtarizuar shitjen e Çellsit dhe kompanitë te një grup investimesh të udhëhequr nga Todd Boehly dhe “Clearlake Capital”.

Procesi i shitjes filloi më 2 mars, kur Abramoviç njoftoi synimin e tij për ta shitur klubin pas 19 vjet suksesi të pronësisë. Në shitjen e klubit, miliarderi rus përcaktoi se pronari i ri duhet të jetë një kujdestar i mirë i klubit, të ardhurat neto nga shitja duhet të dhurohen për bamirësi dhe se ai nuk do të kërkonte shlyerjen e borxheve të dhëna për anëtarët e klubit.

Pas këtij njoftimi, Bordi i Drejtorëve dhe stafi i klubit filluan menjëherë punën për transaksionin e shitjes. Raine, një bankë tregtare globale e zgjedhur nga pronari për të drejtuar procesin e shitjes.

Abramoviç u përball me një numër të madh sanksionesh nga Britania e Madhe pas invazionit rus në Ukrainë pasi ai u konsiderua si njeri i afërt me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

LEXO EDHE:

Back to top button