Dhëndri i ish-presidentit rus, dorëheqje si këshilltar i Putinit

Valentin Yumashev, dhëndri i ish-presidentit rus Boris Yeltsin, ka dhënë dorëheqje në prill si këshilltar i Putinit, raporton Reuters, duke cituar dy burime të afërta me këshilltarin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Ndërsa Valentin Yumashev nuk pranoi të komentojë.

Ludmila Tellen, zv/drejtoreshë e Qendrës Presidenciale Boris Yeltsin (një institucion në të cilin Yumashev është anëtar bordi), tha për Reuters se Yumashev kishte dhënë dorëheqjen si këshilltare në Kremlin në prill. E pyetur për arsyen e dorëheqjes së tij, ajo tha se “ka qenë iniciativë e tij ”.

Personi i dytë nga rrethi i tij, i cili foli në kushte anonimiteti, konfirmoi gjithashtu se Yumashev dha dorëheqjen në prill. /abcnews.

LEXO EDHE:

Back to top button