Zyrtare, Minamino nga Liverpulli kalon në Francë

Takumi Minamino, tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Monaco, pasi palët kanë firmosur kontratën mes tyre. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi francez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ish-lojtari i Liverpullit ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Monakon, me 27-vjeçarin që do të nisë kështu një aventurë të re në Ligue 1.

“Është një gëzim i madh për mua të bashkohem me AS Monako. Jam i lumtur që jam pjesë e projektit të klubit. Mezi pres të zbuloj mjedisin tim të ri dhe të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin”, tha Minamino për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button