Zyrtare, Paqarada largohet nga St. Pauli drejt Kellnit

Kapiteni Leart Paqarada do të largohet nga FC Sent Pauli me parametra zero, në fund të sezonit, dhe do të transferohet në Bundesliga 1 te klubi i Kellnit, me të cilin mbrojtësi i majtë nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2026.

Me skuadrën e re, mbrojtësi dardan ngjitet nga Bundesliga 2, ku konkurronte skuadra e Sent Pauli, te elita e futbollit në Gjermani.

Paqarada kaloi te Sent Pauli nga SV Sandhausen në vitin 2020, ku tërhoqi vëmendjen me dhjetë asistime dhe dy gola në sezonin 2021-2022. Në sezonin aktual, 28-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka dhënë katër asiste në 15 ndeshje deri më tani.

LEXO EDHE:

Back to top button