E kërkojnë skuadrat evropiane, Kejn shpalos vendimin përfundimtar

Sulmuesi i Totenhamit dhe kombëtares angleze, Hari Kejn është pranë nënshkrimit të një kontrate të re me ekipin e Spurs. Lajmin e konfirmon “The Athletic”, që shkruan se 29-vjeçari ka nisur bisedimet me Totenhamin për rinovimin e kontratës, e cila skadon ne verën e vitit 2024.

Javët e fundit është përfolur për një interesim të Man. Junajtedit, që kërkon ta marrë lojtarin gjatë merkatos së verës. Gjithsesi, edhe ekipe të tjera në Premier apo jashtë saj, si Bajern Munihu e Barcelona, janë interesuar për Harri Kejnin, një nga sulmuesit më të mirë aktualisht në botë.

Gjithsesi, duket se Kejn kërkon t’i qëndrojë besnik skuadrës së Totenhamit, me të cilën luan rregullisht prej vitit 2013. Mediat sqarojnë se bisedimet do të vijojnë pasi të përfundojë merkato e janarit dhe marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt, pasi dëshira e sulmuesit është të qëndrojë në Londër.

Qëndrimi i Hari Kejnit me Totenhamin do të pasohet me një rrogë “top” në Premier Ligë, teksa shumë shpejt mund të bëhet golashënuesi më i mirë në histori në kampionatin anglez. Për të marrë Hari Kejnin, skuadrat “big” në Europë kanë ofruar shumë para, por Spurs nuk pranojnë më pak se 150 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button