Zyrtare, Ramadani forcon radhët e skocezëve të Aberdinit

Tashmë zyrtarisht Ylber Ramadani është një lojtarë i Aderbeen, teksa ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. Mesfushori i kombëtares shqiptare do t’iu bashkohet kështu bashkëlojtarëve dhe të vihet nënurdhrat e Xhim Guduin.

“Ylber është një lojtar energjik, punëtor dhe shumë i shkathët. Ai ka inteligjencën e lojës për të qenë në gjendje të luajë disa pozicione në mesfushë, qoftë si një mesfushor mbajtës ose si një mesfushor më i avancuar” ka theksuar Gooduin.

26-vjeçari kaloi nga MTK Budapest te Aberdeen për një pagë të pazbuluar, ndërsa trajneri Guduin është optimist për këtë transferim, duke u shprehur se Ramadani do të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

LEXO EDHE:

Back to top button