Zyrtare, Uilian është lojtar i ri i Arsenalit


Alsat
14.08.2020 11:26
Braziliani Uilian largohet nga “Blutë” e Londrës për ekipin tjetër të kryeqytetit anglez, te rivalët historikë. Një “kapërcim ylberi”, pa e ndryshuar qytetin, cka do të ndihmojë shumë në adaptimin në klubin e ri. Ky lajm është zyrtar tashmë, i konfirmuar nga “Topçinjtë”.
“Klub i ri. Ngjyra të reja. Fillim i ri”, thuhet në postimin e Arsenal.
Mesfushori me tipare ofensive ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ‘Gunners’.
🆕 New club. New colours. New beginnings.
👋 Welcome to The Arsenal, @WillianBorges88! 🔴 pic.twitter.com/B7Tl01BXLe
— Arsenal (@Arsenal) August 14, 2020