Zyrtarët e Kievit pretendojnë se kanë gjetur trupa të qindra civilëve të vrarë

Më shumë se 900 trupa të pajetë të civilëve janë zbuluar në rajonin përreth Kievit pas tërheqjes së forcave ruse – pothuajse të gjithë ishin qëlluar për vdekje, citon Associated Press të ketë thënë policia lokale.

Kjo shifër është dyfishi i asaj që kishin raportuar javë më parë autoritetet ukrainase, raporton theguardian.

Andriy Nebytov, kreu i policisë rajonale të Kievit, tha se trupat u braktisën në rrugë ose u varrosën përkohësisht.

Ai citoi të dhënat e policisë që tregojnë se 95 për qind prej tyre vdiqën nga të shtënat me armë zjarri.

“Më shumë trupa gjenden çdo ditë, nën rrënoja dhe në varre masive”, tha ai duke shtuar se “Numri më i madh i viktimave u gjet në Bucha; ku ishin më shumë se 350.

Ndryshe, Nebytov pohoi se punonjësit e shërbimeve komunale në Bucha mblodhën dhe varrosën kufomat në periferi të Kievit.

LEXO EDHE:

Back to top button