SHBA-ja i përgjigjet Rusisë: Asgjë nuk do ta ndalojë Bidenin ta mbështesë Ukrainën

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, ka thënë se asgjë nuk do ta bindë administratën e Joe Biden që ta ndalojë mbështetjen për Ukrainën, kur u pyet për kabllogramin diplomatik që Rusia i dërgoi SHBA-së për të mos vazhduar armatosjen e Ukrainën.

“Rusët i kanë thënë disa gjëra privatisht, disa i kanë thënë publikisht. Asgjë nuk do të na shkëpusë nga strategjia që kemi nisur”, ka thënë Price për CNN.

Ai nuk konfirmoi nëse Rusia ka dërguar notë diplomatike private.

“Nëse pretendimi i Kremlinit është se SHBA-ja dhe partnerët tanë në mbarë botën po ofrojnë ndihmë sigurie në vlerë miliarda dollarë për partnerët tanë ukrainas, atëherë ne jemi fajtor sipas tyre. Por kjo ndihmë e sigurisë me efekte të jashtëzakonshme po arrin të zmbraps agresionin rus”, ka thënë ai.

Kremlini “nuk duhet të befasohet” nga mbështetja e SHBA-së për Ukrainën, duke pasur parasysh angazhimet që administrata Biden bëri për të mbështetur Ukrainën edhe përpara fillimit të pushtimit rus, shtoi Price.

LEXO EDHE:

Back to top button