Zyrtarët rusë e ukrainas përleshen në Turqi (VIDEO)

Zyrtarët rusë e ukrainas përleshen në Turqi (VIDEO)

Delegacioni rus dhe ai ukrainas janë përplasur gjatë ditës së djeshme teksa morën pjesë në Asamblenë Parlamentare të 30-të të organizatës ndërkombëtare rajonale Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi (PABSEC).

E gjitha ndodhi kur nisi një protestë e delegacionit ukrainas gjatë fjalimit të zëvendëskryetares së delegacionit rus, Olga Timofeeva, shkruan Anadolu.

Gjatë fjalimit të Timofeevas në samitin e mbajtur dje, delegacioni ukrainas kaloi pas Timofeevas, shpalosi flamurin e organizatës ultra-nacionaliste Sektori i Djathtë (Praviy Sektor) dhe brohoriti slogane kundër Rusisë.

Përleshja nisi teksa delegacioni rus tentoi të parandalojë këtë veprim të ukrainasve.

Por, kjo i la vend edhe një përleshjeje tjetër me pjesëmarrjen e deputetit ukrainas Oleksandr Marikovskyi për flamurin ukrainas, të cilin ai donte ta merrte përsëri.

LEXO EDHE:

Back to top button