Zyrtarizohet Frank Lampard: Çellsi është klubi im

Zyrtarizohet rikthimi i Frank Lampardit në stolin e Çellsit. Ish-mesfushori anglez, i cili vitet më të bukura si futbollist i kaloi në “Stemford Brixh”, është emëruar tekniku i skuadrës londineze deri në fundin e sezonit. Me anë të një komunikatë të shkurtër në faqen zyrtare, Çellsi zyrtarizon 44-vjeçarin si trajnerin e ri të skuadrës.

“Jemi të lumtur të mirëpresim një legjendë si Lampard. Ndërsa vazhdojmë procesin për një trajner të përhershëm, ne duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ne duam t’i japim vetes çdo shans për sukses dhe Frank ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na drejtuar drejt tij”, thuhet në komunikatën e Çellsit.

Ish-mesfushori anglez ka folur për herë të parë pas këtij zyrtarizimi duke shprehur kenaqësinë e tij.

“Ky është klubi im. Unë kam shumë emocione ndaj këtij klubi. Unë jam gjithashtu një person praktik. Unë kam qenë në një rrugë tjetër që kur u largova nga Chelsea, por për t’u rikthyer në një kohë kur klubi më ka kërkuar, me besimin ese mund të ndihmoj deri në fund të sezonit, jam i kënaqur që e kam këtë mundësi. Jam person që kam besim në veten time. Kam punuar me shumë lojtarë më parë. E kuptoj se çfarë duan tifozët e Çellsit dhe do të bëj maksuimumin për t’u dhënë atyre atë që duan.

 

Klubet më të mira kanë skuadra të mëdha. Ti duhet të bësh çdo lojtar të ndihet i përfshirë. Të jesh këtu në një afat të shkurtër është pozitive sepse të gjithë mund të kenë një listë të pastër. Ata lojtarë do të shtyjnë njëri tjetrin dhe unë do të përpiqem ta menaxhoj këtë. Për sa i përket shënimit të golave, ju mund të punoni për ta futur ekipin në një zonë dominuese të fushës. Unë do të punoj me lojtarët në terrenin stërvitor. Shënimi i golave ishte një pjesë e madhe e lojës sime”,theksoi Lampard./abcnews.al

Kujtojmë se Lampard drejtoi “Blutë e Londrës” edhe në periudhën korrik 2019-janar 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button