Zyrtarizohet kalimi i Donaruma-s nga Milani te PSZH

" "

Xhanluixhi Donaruma ka kompletuar transferimin e tij tek PSZH-ja. portieri italian, është lojtari më i ri i klubi francez, i cili ka konfirmuar transferimin përmes rrjeteve sociale.

Donarumma ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare që do ta mbajë atë deri në vitin 2026 në Paris, ndërsa tek PSZH erdhi me parametër zero nga Milani. Lajmin për transferimin e Donarummas e ka bërë të ditur PSZH përmes profilit të tyre zyrtar në “Tuiter”.

Ndërkohë sipas mediave në Francë, portier Italian do të ketë pagë vjetore në vlerë prej 8 mln eurosh, e cila do të shkojë në 12 mln euro, nëse kap të gjithë bonuset. Kjo do të thot se Donaruma do të arkëtojë 60 mln euro gjatë qëndrimit të tij në Paris, që është një shumë jashtëzakonisht e madhe për një portier.

LEXO EDHE:

Back to top button