​PDK nis festën në Mitrovicë

Para selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, por edhe gjithandej rrugëve të qytetit, qytetarë të shumtë kanë filluar të festojnë fitoren e kandidatit për kryetar komune nga kjo parti, Bedri Hamza.

Ata me vetura, flamuj dhe fishekzjarre po festojnë duke qarkulluar nëpër rrugët e Mitrovicës.

Në selinë e PDK-së në Mitrovicë, ndër të parët është parë të ketë arritur edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli për t’ia uruar fitoren Hamzës, derisa ky i fundit nuk ka pranuar të flasë, duke kërkuar mirëkuptim për ta kursyer nga deklaratat njëherë.

LEXO EDHE:

Back to top button