​632 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 632 raste aktive me koronavirus. Pas sa kohësh të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një rast që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërsa asnjë person nuk ka vdekur si shkak i koronavirusit.

Njoftimi që të hënë publikoi IKShPK:

18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Në total numri i rasteve aktive është 632.

LEXO EDHE:

Back to top button