​Hoxhaj godet Kurtin: Po fshihesh Albin, vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Bedri Hamza kanë shpalosur sot programin e kësaj partie për Rimëkëmbje ekonomike në zgjedhjet e ardhshme të 14 shkurtit. Në këtë adresim, Hoxhaj pati edhe disa fjalë për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, e cili e ka refuzuar atë për debat.

- Advertisment -

“Unë e kam sfiduar kundërshtarin tonë kryesor politik, Albin Kurti, të veprojë njëjtë, të prezantojë dhe debatoj për programin e tij me neve. Natyrisht, ai kundërshtoi. Ai po fshihet. Ai po e shmang krahasimin. Ai nuk e humbet asnjë rast për t’i injoruar qytetarët e Kosovës. Ai nuk ka respekt për demokracinë tonë. as respekt për procesin elektoral. Vetëm liderët autoritar refuzojnë debatet. Vetëm liderët autoritar i fshehin qëllimet e tyre. Vetëm liderët autoritarë i marrin rezultatet e zgjedhjeve si të mirëqena para se të ndodhin ato”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka bërë të ditur se Kurti kishte refuzuar debatin ‘pasi që i ka fituar zgjedhjet’, duke thënë se në demokraci zgjedhjet vendosen prej qytetarëve dhe jo politikanëve. Hoxhaj i ka bërë thirrje Kurtit që të heqë dorë nga retorika e tij populiste, duke i përkujtuar atij se populli ka nevojë për një program për rimëkëmbje ekonomike dhe jo për premtime të zbrazëta.

LEXO EDHE:

Back to top button