​Osmani pranon letra kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

- Advertisements -

Osmai ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Në komunikatën për media thuhet se “Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore. Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik”.

Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.

LEXO EDHE:

Back to top button