​Vuçiq: Gjithçka e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, mbetet në fuqi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur sot rreth marrëveshjes së Uashingtonit dhe diskutimeve me Vladimir Putin pas nënshkrimit të dokumentit.

- Advertisment -

Ai në Happy TV të Serbisë ka zbardhur detaje nga nënshkrimi i dokumentit për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne kemi marrë siguri se gjithçka e nënshkruar në Uashington do të mbetet në fuqi. Është e rëndësishme për ne të kemi marrëdhënie të mira me Amerikën. Ata thanë se gjithçka do të respektohej. Para bisedës, kam biseduar me të gjithë aleatët tanë se nuk do të ketë surpriza për çështjen e Kosovës, sepse nëse ka, ne nuk do të nënshkruajmë asgjë. Unë e informova presidentin Vladimir Putin menjëherë pas nënshkrimit për gjithçka, siç bëra edhe me zyrtarët evropianë”, tha Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button