​Hoxhaj sot në Tiranë, takon krerët e shtetit shqiptar

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidati për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të qëndrojë sot në Shqipëri ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

Siç bëhet e ditur përmes komunikatës, Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar, Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Hoxhaj do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këto takime Hoxhaj pritet të diskutoj për zhvillimet politike në vend dhe rajon, për projektet dhe planin e tij qeverisës, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që duhet ta kenë Tirana e Prishtina zyrtare në sfidat ndërkombëtare, me theks të veçantë pas shkuarjes në Hagë të liderëve shtetërorë të Kosovës dhe krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

LEXO EDHE:

Back to top button