​Ministres serbe dhe një grupi të pelegrinëve iu ndalohet hyrja në Kosovë

Mbrëmjen e së enjtes ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiq-Tepavçeviq nuk i është lejuar hyrja në Kosovë. Po ashtu hyrja në Kosovë i është ndaluar një grupi prej 39 pelegrinëve nga Serbia qendrore.

Nga e ashtuquajtura zyra serbe në Kosovë derisa kanë njoftuar se ajo do të vinte në Kosovë në cilësinë e profesoreshës e jo të zyrtares shtetërore të Serbisë.

“Prof. Dr. Kisiç Tepavçeviq në kuadër të aktiviteteve të tijë të rregullta, si profesor i Fakultetit të Mjekësise të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut ,duhej të mbante një provim për studentët e vitit të tretë nesër dhe pasnesër, si profesorereshës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës me një, në katedren e Epidemiologjisë. Profesoresha Kisić-Tepavčević njoftimin për ardhjen e saj në Kosovë e ka lajmëruar në cilësinë e profesoreshës dhe jo në cilësinë e ministres. Mirëpo, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë shpjegim ose arsye, përmes zyrtarit ndërlidhës të Prishtinës, refuzuan të lejojnë prof. Kisiç-Tepavçevq vizitën e nesërme, të cilën Prishtina në këtë mënyrë brutalisht e pengon të shkojë në punë”, thuhet nga e ashtuquajtura zyra serbe në Kosovë.

Për refuzimin e grupit të pelegrinëve nga kjo zyrë thonë se ishte pashpjegime.

“Në të njëjtën kohë, kërkesa e një grupi prej 39 pelegrinëve nga Serbia qendrore, të cilët donin të vizitonin disa kisha në Kosovë këtë fundjavë, u refuzua pa shpjegime. Kështu, vazhdon shkelja brutale e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjeve për vizitat e rëna dakord dhe nënshkruar në Bruksel midis Beogradit dhe Prishtinës. Me politikën skandaloze të ndalimeve dhe barrierave, Prishtina, kush e di sa herë, demonstron angazhimin e saj anti-civilizim dhe e bën të qartë se kundërshton gjithçka serbe. Është e qartë se politikanët e Prishtinës, të udhëhequr nga Albin Kurti, nuk kanë një argument të vlefshëm me të cilin do të vijnë në tryezën e negociatave në Bruksel javën e ardhshme, kështu që tani ata po përdorin lëvizje të tilla që dëmtojnë drejtpërdrejt dialogun. Bashkimi Evropian, si garantuesi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe ndërmjetëses në dialog, nuk duhet të heshtë në lëvizje të tilla të njëanshme nga Prishtina, dhe unë pres reagimin e tyre të qartë”, u tha në komunikatën e zyrës.

LEXO EDHE:

Back to top button