​Të akuzuarit mohojnë përfshirjen në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Prokuroria i quan grup të organizuar kriminal

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor në rastin penal të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Gjashtë të akuzuarit Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Rade Basara, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq u deklaruan të pafajshëm për vrasjen e Ivanoviqit, por i akuzuari, Zharko Jovanoviq pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërsa për veprat tjera penale tha se nuk ndihen fajtorë.

I akuzuari tjetër, Nedelko Spasojeviq pritet të deklarohet rreth pranimit të fajësisë për armë mbajtje pa autorizim gjatë procesit gjyqësor.

Në seancën e sotme të shqyrtimit gjyqësor nuk u lexua akti akuzues me kërkesë të mbrojtjes të të akuzuarve e me këtë u pajtua edhe Prokuroria.

Prokurori i rastit, Burim Qerkini në fjalën e tij hyrëse tha se të akuzuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që ka vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019.

“Të katër të pandehurit akuzohen se janë pjesë apo anëtar të grupit të organizuar kriminal, ku si pjesë e grupit është Nedelko Spasojeviq policë në Mitrovicën e Veriut, Marko Roshiq, qytetar në Mitrovicë, Rade Basara policië, dhe Silvana Arsoviq që ka punuar me të ndjerin në zyrën e tij. Prokuroria thekson se ekzistojnë prova logjike dhe bindëse që dëshmojnë se këta katër të pandehurit kanë qenë anëtar të grupit të organizuar kriminal që ka vepruar në Mitrovicë nga viti 2014 deri në vitin 2019, dhe se përfundimisht janë përgjegjës për vrasjen e politikat Oliver Ivanoviq më 16 janar 2018. Po ashtu të akuzuarit tjerë që akuzohen janë si në vijim Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq akuzohen për posedim të armës”, tha ai.

Prokuroria Speciale pretendonse veprimet e grupit kishin për qëllim rritjen e ndikimit të tyre politik në Mitrovicë të Veriut.

Sipas aktakuzës, hetuesi policor, Rade Basara, kishte keqpërdorur autoritetin zyrtar pasi nga pozita e tij kishte ndihmuar në fshehjen e provave, për çka akuzohet edhe Nedelko Spasojeviq.

Sipas Prokurorisë, në planifikimin e vrasjes së Ivanoviqit ka qenë edhe administratorja e zyrës së Ivanoviqit, e cila kishte qenë në njohuri për fikjen e kamerave të sigurisë, si dhe aktivizimin e tyre pak minuta pas vrasjes.

“Prokuroria mban qëndrimin se së paku tri vite më përpara që të katër të pandehurit për përfshirje n grupin kriminal kanë vepruar si grup i organizuar me hierarki dhe role të ndara. Kjo hierarki dhe rolet e tyre do të shihen qartë gjatë administrimit të provave të këtij shqyrtimi gjyqësor. Ata në vazhdimësi kanë vepruar bashkërisht me qëllim që ta shtrijnë kontrollin në pjesën veriore të Mitrovicës si në rrafshin politik ashtu edhe atë ekonomik dhe me këtë kanë kryer veprime të përgjithshme në llogari të grupit kriminal[…]Nedelko Spasojeviq me dije u ka ndihmuar dorasëve duke shmangur pengesa për kryerjen e veprës. Gjithashtu ditën kritike së bashku me dy zyrtarët policor Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq në vendin e ngjarjes me qëllim kanë shpërdorur pozitën zyrtare duke mos kryer detyrat e përcaktuara me ligj, duke lejuar persona të paautorizuar që të hyjnë në vendin e ngjarjes dhe të fshehin provat që ishin aty kur ndodhi vrasja e Ivanoviqit. Marko Roshiq prokuroria thekson se me vetëdije u ka ndihmuar dorasëve duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit që kanë kryer vrasjen ai në vitet e mëhershme ishte i dyshuar se kishte marr pjesë edhe në veprime tjera të kundërligjshme kohë më parë por në ditën kritike i njëjti ka përcjell apo ka shoqëruar të ndjerin Oliver Ivanoviq pas vrasjes me veturën e tij Santafe, para vrasjes dhe pas vrasjes, ku një letër është gjetur në rrobat e tani të ndjerit me detaje rreth kësaj veture”, tha ai.

E pranishme në seancën e sotme gjyqësore ishte edhe e ish-bashkëshortja e politikat serb tashmë të ndjerë, Oliver Ivanoviq, Mariana e cila nuk pranoi ta thotë fjalën e saj hyrëse, pasi siç tha ajo nga festa e gjykatës ka kuptuar se është e ftuar si dëshmitare e jo si palë e dëmtuar.

“Ftesën e kam marr se do të paraqitem në cilësinë e dëshmitares plotësisht jam e përgatitur tani e mora vesh se jam e ftuar si e dëmtuar dhe kam dashur që kjo ftesë të më sqarohet kështu që unë jam plotësisht e papërgatitur dhe kjo për mua është e një gjë që fare nuk kam qenë e përgatitur ”,tha ajo.

Pas kësaj deklarate, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj tha se pala e dëmtuara mund ta thotë fjalën hyrëse në shqyrtimin e radhës.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Nedelko Spasojeviq, Faruk Korencia i ka kundërshtuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale ndaj klientit të tij për çka tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë që vërteton fajësinë e Spasojeviq.

“Mjerisht kjo aktakuzë e ka marr formën e prerë në kundërshtim me nenin 241 pika 1, është dashur që konform nenit 442 pika 4 të KPK-së të kthehet prokurori në përmirësim, sepse pika e klientit tim është në pyetje për një parashtresë e jo për një aktakuzë. Prokurori tha se është vërtetuar se i mbrojturi im ka kryer veprën penale, unë do vërtetoj se në asnjë provë nuk është vërtetuar se i mbrojturi im ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohet”, tha ai.

Në fjalën e tij hyrëse, Mahmut Halimi avokat i Marko Roshiq tha se në ditën kur ka ndodhur vrasja klienti i tij ka qenë fjetur e jo siç pretendon Prokuroria se e ka përcjell tashmë të ndjerin Oliver Ivanoviq.

“Janë bërë manipulime dhe përmbajtje të dëshmive t]ë cilat Prokuroria i ka paraqitur si prova për të konsideruar si dyshim të bazuar mirë se Marko Roshiq është i përfshirë në kryerjen e veprës kriminale. Ju do ta shihni në aktakuzën e fundit në dispozitiv të aktakuzës në faqen e parë Prokuroria pretendon se me dashje dhe dijeni për ta kryer veprën penale të veprës së rëndë kanë kryer veprime inkriminuese konkrete dhe që si pasojë e këtyre veprimeve ka ardhur deri tek vrasja e të ndjerit Oliver Ivanoviq do thotë se në ditën kritike nuk kemi provë tjetër përpos se provën e sigurt që klienti në ditën kritike kur ka ndodhur vrasja ka qenë fjetur”, u shpreh ai.

Edhe mbrojtja e Rade Basara, Tomë Gashi e ka kundërshtuar këtë aktakuzë.

“Rade Basara në kohën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit ka qenë në Kroaci dhe ky fakt nuk besoj që do kontestohet gjatë gjykimit”, u shpreh Gashi.

Avokatja e Silvana Arsoviq, Jovana Filipoviq ka hedhur poshtë çdo akuzë me të cilën ngarkohet klientin e saj.

“Sa i përket aktakuzës Prokuroria Speciale cek që Arsoviq Silvana pjesë e grupit të organizuar kriminal pa asnjë provë. Gjatë procedurës janë dëgjuar 76 dëshmitar, 4 dëshmitar anonim asnjë nga ta nuk e ka vërtetuar se ekziston çfarëdo lidhje e Arsoviq Silvanas me personat nga aktakuza të cilët janë të akuzuar ose me çfarëdo persona tjerë që përmenden në aktakuzë“, tha ajo.

Ndërkohë, edhe në seancën e sotme mbrojtja e Marko Roshiqit, Nedelko Spasojeviqit dhe Rade Basara kanë kërkuar që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tyre.

Trupi gjykues i ka caktuar seancat e radhës për rastin e vdekjes së Oliver Ivanoviq më 30 gusht, 1, 14 dhe 17 shtator të këtij viti.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit në fund të vitit 2019, ndërsa seanca fillestare qe mbajtur në shkurt të 2020-s. Në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit pati konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës.

LEXO EDHE:

Back to top button