1 mijë e 498 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve ka shkuar në 60 mijë e 218 persona.
Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 1 mijë e 498 persona kanë vdekur si shkak i infektimit me virusin korona.

IKSHPK sërish ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID-19.

“Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve te reja me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit. Andaj rekomandojmë edhe një herë:

1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

LEXO EDHE:

Back to top button