1 prilli, fëmijët me kostumet e heronjve të preferuar

1 prilli, fëmijët me kostumet e heronjve të preferuar

Vogëlushët sot kishin përzgjedhur disa kostumet më të bukura, e disa kostumet më të frikshme për të festuar 1 prillin, Ditën e Gënjeshtrave. Sot Parku i Qytetit ishte edhe më i bukur dhe cicërimave të zogjve u ishin bashkangjitur edhe të qeshurat e fëmijëve. Disa që me mëngjes u kishin thënë të afërmeve të tyre gënjeshtra të bardha, e një të tillë ia thanë edhe gazetares tonë.

“Gazetarja: – A I gëzohesh 1 prillit?
Fëmijë: Po
Gazetarja: Përse?
Fëmijë: Sepse të gjithë maskohen shumë mirë dhe kjo është Dita e Gënjeshtrave.
Gazetarja: Çfarë je ti sot?
Fëmijë: Shtrigë. Motra ime më gënjeu që në mëngjes. 08:27 Për shembull, me tha “ motër je bërë pis tek fytyra dhe më pas më tha “ A prililili.”

Gazetarja: Çfarë kostumi është ky?
Fëmijë: Spiderman.

Gazetarja: Sa të bukur qenkeni bërë. Çfarë je ti?
Fëmijë: Unë jam bletë. Unë jam mace. Unë jam kriper.
Gazetarja: Më tregoni a e dini se çfarë është 1 Prilli?
Fëmijët: Dita e Gënjeshtrave.
Fëmija: Je bërë pak pis tek fytyra?
Gazetarja: Po, ku jam bërë pis?
Fëmijët: April li li li.

Fëmijë: Unë jam Mbape.

Unë jam Xheli Beli.

Unë jam engjëll.

Unë jam shtrigë.

Mafioz. Edhe unë mafioz.

Unë jam pirat.

Unë jam Kubi I Rubikut.

Unë jam veturë. Edhe unë jam veturë.

Unë jam breshkë ninxha.

Po ti? Unë jam Elsa.

LEXO EDHE:

Back to top button