10 ditë deri në përfundim të regjistrimit

Vazhdojnë sulmet kibernetike në sistemin e Entit shtetëror për Statistika edhe faqen e internetit të Entit. Ndryshe nga java e kaluar, regjistruesit në terren nuk kanë probleme por tani pengesa ka në procesin e regjistrimit të diasporës.

Edhe sot si ne ditët e kaluara kemi pasur sulme të hakerëve. Na janë sulmuar ueb faqja e ESHS-së dhe aplikacioni i regjistrimit te diasporës që shërben për vetë regjistrim. Këto sulme e bëjnë të padukshme ueb faqen dhe diaspora disa orë nuk mundet të regjistrohet. Shpresojmë qe ky problem te tejkalohet sa me shpejtë dhe të vazhdojë procesi i vetë regjistrimit”, thonë nga Enti i Statistikave.

Ministria e Punëve të Brendshme, ende pa informata konkrete nga vijnë sulmet. Të pyetur nga Alsat, Ministria e punëve të Brendshme thotë se sistemi i Entit të Statistikave sulmohet me IP adresa nga e gjithë bota.

Paraqitjet kanë të bëjnë me DDoS sulm. IP adresat vijnë nga e gjithë bota dhe bëhet fjalë për kompjuterë të cilët janë të rrjetit bot. MPB është në koordinim me Entin shtetëror të statistikës, lidhur me ballafaqimin me sulmet dhe mundësimin e funksionimit të plotë të sistemit. Për të gjitha këto sulme i kemi informuar institucionet përgjegjëse dhe ato merren me hetimin për gjetjen e këtyre sulmeve”, pohoi MPB.

Prej më 5 shtator kur filloi regjistrimi i popullsisë rezidente dhe amvisërive, e deri dje në ora 20, janë regjistruar 1 milion e  37 mijë e 309 qytetarë. Ndërsa sot deri në orët e pasdites janë regjistruar mbi 40 mijë qytetar të tjerë. Dinamika e regjistrimit vazhdon të sillet nga 85 mijë deri në 100 mijë banor të regjistruar në ditë. Po ashtu janë regjistruar edhe 323.286 amvisëri dhe 438.705 banesa. Rrjedh edhe vetë regjistrimi i diasporës, i cili filloi në një mars dhe do të përfundojë më 30 shtator. Deri më tani nga diaspora janë regjistruar 193 420 mërgimtarë.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button