100 ditë, Qeveria adreson ngecjet si arritje

Shumë çështje të hapura dhe të papërfunduara ose të pandryshuara nga mandati kaluar, Qeveria i numëron si arritje të 100-ditëshit të parë. Kryeministri Zoran Zaev, zv/kryeministrat dhe ministrat kabinetit të tij, në elaborimin e 100-ditëshit të mandatit, nuk pranuan të ketë vonesa në realizimin e premtimeve. Edhe pse ishte paralajmëruar analizë për kahjen e luftës kundër korrupsionit në 100 ditët e para dhe opinioni nuk e ka parë akoma atë, kryeministri thotë se realizimi shkon sipas planit.

Për pjesën e analizave për shkurtimin e institucioneve, pjesa më e madhe janë përgatitur në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Propozimi është që të shkurtohen institucione ekonomike, arsimore, institucione shëndetësore do të bashkohen dhe ne thamë që në 100 ditët e para do të fillojë të bëhet analiza dhe ajo bëhet”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Edhe metodologjia për realizimin e pastrimit të gjyqësorit ishte premtuar të realizohet në 100 ditët e para të mandatit. Për momentin është duke u shqyrtuar nga organet kompetente për realizimin e kësaj reforme. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq bëri të ditur vetëm një pjesë të kritereve.

Një pjesë e kritereve do të ishin shtyrja e paarsyetuar e seancave nga ane gjykatësve, mosrespektimi ose tejkalimi e (kompetencave) gjyqësore, vjetërsim i hetimit ose vuajtjes së sanksioneve në lëndët gjyqësore, vendim jo i drejtë ose ankesë për vjetërsim nga palët, etj”-tha Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Ndërkohë, zv/kryeministri i parë Artan Grubi i pyetur se ku qëndrojnë në këtë mes premtimet parazgjedhore të BDI-së, u arsyetua me arritje të tjera. BDI-ja kishte premtuar Gjykatë të lartë për barazi për të cilën tani thotë se nuk ka nevojë sepse problemet në gjyqësor do t’i zgjidhë vetingu. Përveç në gjyqësor BDI-ja kishte premtuar veting edhe për politikanët dhe funksionarët si dhe rrogë minimale prej 600 eurosh për çdo nëpunës shëndetësor, mësimdhënës dhe arsimtar, në 100 ditët e para të Qeverisë. Edhepse nuk ka realizim të tyre në periudhën prej 100 ditëve, Grubi thonë se çështjet janë adresuar.

Të gjitha çështjet që përmendet tashmë janë adresuar. Foli edhe kryeministri dhe zv/kryeministri rreth pastrimit të gjyqësorit të cilin ne e quajmë edhe veting. Ky proces veçmë ka filluar dhe është qëllim i kësaj qeverie. Sa u takon rrogave, edhe vetë jeni dëshmitar se kishte rritje të rrogave të personelit mjekësor”-tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë .

Alsat kishte njoftuar se në muajt e parë të mandatit Qeveria nuk realizoi premtimet për të cilat vetes i kishte caktuar afat. Përveç të lartpërmendurave, ka dështuar edhe platforma nacionale për mësim nga distanca. Tani nga ekzekutivi thonë se mjafton metoda e mësimit të kombinuar ku janë të kyçur 90% e nxënësve, të tjerët do të mësojnë nga televizori. Nuk janë formuar akoma as grupet negociatore me BE-në dhe nuk ka plan konkret për sistematizimin e administratorëve që marrin rroga dhe nuk kanë një vend pune.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button