100 ditët e Qeverisë, Spasenovski: Paralajmërim për dështim

Ekspertët dhe analistët vlerësojnë se 100 ditët e para të qeverisjes ishin paralajmërim për dështimin e politikave edhe në të ardhmen. Aleksandar Spasenovski kërkon që në periudhën e ardhshme të hapet tema e përgjegjësisë së ministrave për ngecjet në realizimin e premtimeve. Ndërkaq, sipas Agim Jonuz, vendi që ndodhet në kolaps mund të shkojë së shpejti në zgjedhje të parakohshme.

 “Edhe pse për një pjesë të projeksioneve është e qartë se nevojitet kohë por gjithsesi, s’mund të themi se ekziston përparim i dukshëm në asnjërën nga fushat që janë përmendur. Shteti tregon mangësi serioze në luftën ndaj pandemisë, ekonomia edhe zyrtarisht është në recesion, kurse Maqedonia nuk i filloi as negociatat për anëtarësim në BE. Këto 100 ditë, sipas parametrave që theksova, ishin paralajmërim për dështimin e politikave qeveritare. Në periudhën para nesh, mendoj se do të hapet tema për korrigjimin e politikave të Qeverisë dhe eventualisht të hapet tema e përgjegjësisë politike për një pjesë të ministrave që lidhen me performansat e këqija në këto fusha- deklaroi Aleksandar Spasenovski, ekspert

“Maqedonia nuk e ka as 1 nga 100 ditë qeverisje. Maqedonia improvizon politikë. Situata është më serioze se sa mund ta përshkruaj ndonjë analist politik. Ne jemi në situatë kolapsi të cilin nuk duam ta pranojmë, e cila sigurisht se do të rezultojë me zgjedhje të shpejta, me shumë gjasë bashkë me zgjedhjet lokale. Mendoj se në gjithë periudhën 100 ditore, për të cilën diçka u premtua, ne kemi mbetur në pozitën ku ishim para ditës së zgjedhjeve. Mendoj se kombinimi i PR-it cilësor – panedemia dhe kombinimi me bullgarët – neve na len në situatën kur e kemi më mirë që të flejmë për disa muaj më radhë dhe të shohim çfarë do të ndodhë më pastaj- pohoi Agim Jonuz, analist.

Alsat

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button