100 drunj dhe mbi 1 000 fidanë u mbollën në bulevardi “8 Shtatori”

Mbi 100 drunjë gjetherënës dhe mbi një mijë fidanë me kërcell të shkurtër janë mbjellë në bulevardin “8 Shtatori”, u rikonstrua gjatë vjeshtës.

Siç informoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtori i NP” Parqe dhe Gjelbërime”, Ardian Muça , të gjitha bimët e mbjellë në këtë bulevard në periudha të ndryshme të vitit, kur edhe lulëzojnë, marrin nuancë të kuqe në vend të ngjyrës së gjelbër. Kjo do ta bëjë këtë bulevard të dallohet nga të tjerët. Drunjtë e mbjellë në këtë bulevard do të jenë vijë ndarëse mes shtegut për biçikleta dhe trotuarit ku qytetarët mund të dalin për të ecur.

NP” Parqe dhe Gjelbërime” dhe Qyteti i Shkupit këto aktivitete po i realizojnë në kuadër të aksionit për mbjelljen e rreth 15 mijë fidanëve në të gjithë territorin e kryeqytetit. Pas lulëzimit të drunjve dhe fidanëve të tjerë, bulevardi “8 Shtatori” do të identifikohet nga qytetarët si Bulevardi i Kuq, për shkak të ngjyrës që do të mbizotërojë.

LEXO EDHE:

Back to top button