11 vota pro pa asnjë kundër, Daniella Dimovska merr drejtimin e Gjykatës Penale
Me 11 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjykatësen Daniella Dimovska për Kryetare të Gjykatës Penale të Shkupit. Dimovska gjithashtu mori katër vota në përputhje me parimin e Badenterit. Ndërsa procedura për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës më të madhe në vend ishte në vazhdim, Dimovska mbajti pozicionin e ushtrueses së detyrës kryetare të Gjykatës Penale, në të cilën u zgjodh në korrik të vitit të kaluar. Ajo ishte një nga vetëm dy kandidatët që aplikuan në thirrjen publike kurse kundërkandidati i saj ishte gjyqtari Ivica Stefanovski. Zgjedhja është bërë në përputhje me ligjin e vjetër sepse procedura ka filluar para miratimit të ligjit të ri.
“Fatkeqësisht, sipas mendimit tim, vetëm dy kandidatë dorëzuan aplikime, pasi kjo është një gjykatë e madhe ku 90 përqind i plotësojnë kërkesat. Aplikimet e tyre u pranuan si të rregullta dhe pas kryerjes së procedurës, Komisioni paraqiti një listë të propozuar prej dy kandidatësh.” – Ivica Nikolovski, anëtar i Këshillit gjyqësor. /Alsat.mk







