LSDM: Ilaçi falas mungon, pacientët detyrohen ta blejnë shtrenjtë
LSDM-ja akuzon institucionet shëndetësore se i kanë gënjyer pacientët sepse ilaçi “Foster” është bërë më i shtrenjtë, kurse ai falas nuk gjendet në farmaci. Sipas tyre, kjo është lojë me shëndetin e qytetarëve që vuajnë nga astma dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes sepse çmimi i ilaçit është rritur nga 300 në 1,080 denarë.
“Në këtë varfëri në të cilën VMRO-ja i ka sjellë qytetarët, shumë pacientë thjesht nuk kanë mundësi të ndajnë edhe 780 denarë të tjerë plus për terapi pa të cilën nuk mund të jetojnë normalisht. Fondi u premtoi pacientëve një ilaç gjenerik falas si zëvendësim për ilaçin “Foster”. Dhe tani, edhe ai ilaç gjenerik që është falas me recetë, sipas informacionit që na ka mbërritur, ende nuk gjendet në farmaci. Ky nuk është një ilaç që mund të presë. Për pacientët me astmë dhe sëmundje kronike të frymëmarrjes, është një terapi e përditshme pa të cilën sëmundja mund të përkeqësohet seriozisht.” / Bogdanka Kuzeska, LSDM. /Alsat.mk







