Lama dhe Etemi, gati për Botërorin në Beograd

Jasin Lama dhe Arsim Etemi, janë dy boksierët nga Maqedonia që do të garojnë në Kupën e Botës, që nga 24 tetor e deri më 9 nëntor do të zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Që të dy boksierët janë në Beograd dhe nën drejtimin e trejnerit Ruzhdi Kallaç, janë duke përgatittur për pjesëmarrjen në eventin ndërkombëta të boksit.

Në këtë eskpeditë ishte paraparë që të jetë edhe Gorjan Slavevski, mirëpo ky I fundit anuloi pjesëmarrjen dhe do të vazhdojë karrierën në boksin profesionist.

Kujtojmë se në Kupën e botës në boks, do të paraqiten 635 boksierë në 13 kategori dhe nga 105 vende të botës.

LEXO EDHE:

Back to top button