12.000 denarë për intervenim kirurgjik – Kjo është mjekja nga Kumanova e cila u arrestua mbrëmë

Mjekja nga Kumanova e cila u arrestua dje, nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, sipas burimeve të Alsat, është Elizabeta Spasiç.

Ajo ishte e punësuar në Repartin e Syve e në Spitalin e Kumanovës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se gjatë bastisjeve në Repartin e Sëmundjeve të Syve janë gjetur 18 mijë denare, ndërsa në makinën e të dyshuarës janë gjetur 98 mijë denarë.

“Janë kryer bastisje në Repartin e Sëmundjeve të Syve dhe në makinën Opel Astra, e parkuar në rajonin e spitalit. Në Spital janë gjetur 18 mijë denarë, ndërsa në makinën nën pronësi të E.S. janë gjetur 98.000 denarë”, kanë njoftuar mbrëmë nga MPB.

MPB, thekson se E.S. ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke marrë nga 12.000 denarë për intervenim kirurgjik pranë Spitalit të Kumanovës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button