Teuta Arifi ia dorëzon detyrën Bilall Kasamit

Në Komunën e Tetovës është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës, për përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Në këtë ceremoni, të pranishëm kanë qenë ish-kryetarja Teuta Arifi, si dhe kryetari i ri i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Pas pranimit të detyrës, Bilall Kasami, tha se është i vetëdijshëm se e pret punë e madhe. Ai gjithashtu tha se do të angazhojë specialistë për revizion të plotë të komunës.

Ndërsa Teuta Arifi, pasi e dorëzoi mandatin, i uroj sukses udhëheqësisë së re të komunës, si dhe i falënderoi për përkrahjen qytetarët dhe kabinetin e saj.

Ndryshe, Kasami u zgjodh kryetar i Tetovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me dallim prej 5 mijë votave më shumë se Arifi.

LEXO EDHE:

Back to top button