Vuçiq: Arritëm marrëveshje për themelimin e një Këshilli të përbashkët

Kishim një mbledhje shumë të rëndësishme në kuadër të nismës “Open Balkan”, deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke nënvizuar arritjen e marrëveshjes për themelimin e një Këshilli për monitorimin e implementimit të marrëveshjeve.

“Nisma “Ballkani i Hapur”, nuk është për Vuçiqin, Ramën, Zaevin apo Dimitrovin, por është në të mirë të qytetarëve të të tria vendeve. Ne sot arritëm marrëveshje për themelimin e një Këshilli të përbashkët që do të monitoronte implementimin e marrëveshjeve. Sot kemi biseduar edhe për qarkullimin e lirë të mallrave. Ndërsa për një vit, një vit e gjysmë do të bëjmë përpjekje që njerëzit tanë të mund të udhëtojnë pa pengesa”, tha Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button