128 shtetas afganë janë larguar nga vendi

Igor Stefanovski

Saktë 505 shtetas afganë janë aktualisht në vendin tonë pasi u evakuuan nga Kabuli. Ata janë duke pritur nëpër hotele në periferi të Shkupit për leje për të udhëtuar në ndonjë vend tjetër pasi u larguan nga vendlindja e tyre kur talebanët u kthyen në pushtet. Deri më tani nga Maqedonia janë larguar 128 afganë. Ata kanë vazhduar jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara, Francë, Irlandë, Portugali, madje edhe në Brazil e Greqi. Atje do të marrin leje të përhershme qëndrimi.

“Mendoj se këto ditë duhet dy familje, shtatë prej tyre duhet të shkojnë në Suedi dhe tre në Australi. Ndërsa shtetasit e tjerë të Afganistanit që janë të akomoduar këtu janë në proces të marrjes, përkatësisht përpunimit të dokumentacionit për në Kanada. Duke pasur parasysh se qeveria kanadeze ka shpallur plan për të marrë mbi 40,000 afganë, një pjesë e këtij grupi që është këtu në Maqedoninë E Veriut është brenda atyre 40,000”- Edmond Ademi- këshilltar i kryeministrit për politikë të jashtme.

Shumica e afganëve kanë punuar në misione ndërkombëtare humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse, si organizata për të drejtat e njeriut, por ka edhe përkthyes, gazetarë dhe studentë që kanë ardhur me familjet e tyre. Qëndrimi i tyre tek ne paguhet nga organizatat ndërkombëtare derisa të marrin lejen për t’u shpërngulur në shtet tjetër.

 

LEXO EDHE:

Back to top button