13 viktima dhe 63 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitiv ndaj Kovid-19, dhe atë: Shkup 42, Kumanovë 3, Tetovë 2, Prilep 2, Gostivar 1, Shtip 1, Manastir 1, Veles 2, Ohër 1, Strumicë 2, Kavadar 1, Negotinë 1, Vinicë 1, Probishtip 2 dhe Krushevë 1.
Ndërkohë 13 persona humbën betejën me Kovid-19, prej tyre pesë nga Shkupi (69, 72, 77, 66 dhe 66), dy nga Velesi (66 dhe 80), tre nga Struga (74, 87 dhe 73), një pacient nga Kratova (52), një nga Krusheva (79) dhe një nga Demir Kapija (62). Pacientët vdiqën në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi 176 pacientë të kuruar nga Covid-19.

 

LEXO EDHE:

Back to top button