13 viktima dhe 72 raste të reja me COVID-19, shërohen 1 023 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 793 testime të dyshuara për Kovid-19 dhe prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë. Ndërsa kanë humbur jetën edhe 13 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e viktimave në total 2 739. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 023 duke e çuar në total e të shëruarve në 74 800. Rastet aktive mbesin 11 924, më shumë se gjysma në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button