Shqipëri, 4 viktima dhe 670 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën katër pacientë. Sipas autoriteteve nga 3 331 testime kanë rezultuar pozitiv 670 raste. Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Tirana vijon të jetë qarku me numrin më të lartë të rasteve aktive duke regjistruar 15156 , ndjekur nga Fieri 1953, Durrësi 1444 si edhe Shkodra me 1320 raste aktivë.

LEXO EDHE:

Back to top button