132 masa në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

132 masa në Shkup, 14 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit në të territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 132 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 masa, nga të cilat 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur nëntë masa për përdorimin e celularit, katër masa për automjetet e paregjistruara, katër masa për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button