135 gjoba në Shkup, 15 vozitës pa patentë shoferi

135 gjoba në Shkup, 15 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (04.08.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba, nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tri sanksione për kalim në semafor të kuq, 23 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve…

“Kontrollet në qarkullim vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button