Neziri: Propozimi i rebalancimit është i vonuar

Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët i ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat gjatë debatit për rebalancin e buxhetit tha se i njëjti është i vonuar nga ana e qeverisë. Ndërsa, realizimi i tre paketave të para ekonomike kundër pandemisë u realizua vetëm në masën 33 për qind.
Koha e paraparë për 2 muaj është shumë e rëndë për realizimin e një projekti madhor i cili synon sanimin e gjendjes së pandemisë e cila është në sasi të madhe. Propozimi i rebalancimit është në kohë të vonuar dhe nëse kërkohet që të shpejtohet, këtu ka afate kohore ku diskutimi për sa i përket i rebalancimit është 10 ditë dhe kuptohet se këto detyra janë detyrimisht të nevojshme dhe ribalanci do të vijë në një periudhë të vonshme dhe nuk mund të realizohet. Besoj se mund të realizohen vetëm disa ribalance sociale. Realizmi i tre paketave të para ishte vetëm 190 milionë euro, që do të thotë është realizuar vetëm 33 për qind e asaj që ishte parashikuar. Kur të planifikohen masat duhet të ketë kohë të mjaftueshme për tu realizuar- TTha Neziri.