Ish ushtarët profesionistë do t’i sigurojnë spitalet

Ish ushtarët profesionistë që ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes do të përfshihen për siguri të drejtpërdrejtë në shërbimin e patrullës në spitale, informoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska.

- Advertisment -

“Sot diskutuam për sigurinë e spitaleve, me shumë gjasa do ta realizojmë me një pjesë të ish-ushtarëve profesionistë të cilët ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ata do të jenë linja e parë e mbështetjes. Ata nuk do të jenë as të uniformuar dhe as të armatosur, por do të sigurojnë rregull dhe informacion për qytetarët”, tha Shekerinska.

Shekerinska informoi se përveç kësaj në seancën e sotme të Shtabit të Përgjithshëm ata ranë dakord që një numër i caktuar i ambulancave me shoferë nga Ushtria t’u jepen disa spitaleve dhe klinikave në Shkup.

LEXO EDHE:

Back to top button