Lista ATP: Medvedev kalon Federerin

Novak Gjokoviq, nisi javën e 294 në krye të listës “ATP”, duke qëndruar me 1.980 pikë më shumë se Rafael Nadalli në vendin e dytë. Në Top 10-shin ka vetëm një ndryshim nga java e kaluar, pasi që Danill Medvedev kaloi në vendin e katërt, duke parakaluar Roxher Federerin, ndërsa në vendin e tretë vazhdon të qëndrojë Dominik Tiem. Top 10-shi në listën “ATP” plotësohet nga: Cicipas, Zverev, Rubljov, Shvarzman dhe Beretinin.

Ndërkohë nuk ka ndryshime te lista “VTA” në konkurencën e tenisteve. Tenistja nga Australia, Eshli Barti është në vendin e parë, para rumunes Simon Halepit dhe japonezes Naomi Osaka.

LEXO EDHE:

Back to top button