140 denarë/ Hapet aplikimi për vaktin studentor, studentët: Shuma nuk mjafton!

140 denarë/ Hapet aplikimi për vaktin studentor, studentët: Shuma nuk mjafton!

Gazetar: Avni Tahiri

Aplikimi për vaktin studentor 140 denarë në ditë, filloi nga dita e sotme dhe do të zgjasë deri më 5 shtator. Të gjithë studentët përfshirë edhe ata që fillojnë në vitin akademik 2025/2026, do të mund të aplikojnë për vaktin studentorë, i cili është i destinuar për blerjen e ushqimit në ditë , përveç ditëve të diela dhe festave shtetërorë.

Por çfarë do të mund të blejnë studentët me këto 140 denarë në ditë dhe se a mjaftojnë ose jo, studentet e anketuar për Alsat thonë se për shkak të rritjes së çmimeve, këto 140 denarë janë të pa mjaftueshme ndërsa disa të tjerë mendojnë se shuma e caktuar nuk duhet të mbetet e njëjtë nga viti i kaluar.

“A mjaftojnë 140 denarë në ditë për studentët? Jo. Aspak. Duhet më shumë? Po. Aplikuat ju? Ende jo. Ju vajza? Ende jo”, thonë studentet.

“Aplikuat ju? Jo, ende jo. A mjaftojnë 140 denarë dhe çfarë mund të blejë një student me aq para? Siç janë edhe çmimet e larta tani mendoj se duhet të shtohet edhe pak. Diçka kryesore mund të blihen por do të jetë ushqim i shpejtë pasi ushqimi më i mirë që është si frutat dhe perimet janë më të shtrenjta dhe ajo s’do të mund të blihet”, u shpreh një studente tjetër.

Qytetarët thonë se 140 denarë në ditë nuk mjaftojnë pasi me aq para, studentët nuk mund të blejnë ushqim të shëndetshëm për shkak të çmimeve në treg.

Unë mendoj se shteti duhet të ndihmoje studentët që të mundët vazhdojnë karrierën e tyre. Na duhen njerëz të arsimuar dhe kjo është një pjesë e rolit të shtetit. A mjafton vakti 140 denarë? Mendoj se nuk mjafton pasi duhet të hanë ushqim të shëndetshëm por ushqimi i shëndetshëm nuk është i lirë”, tha një qytetar.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, si dhe ata të programeve të integruara në universitete publike dhe private në Maqedoninë e Veriut, si studentët aktualë ashtu edhe ata që do të regjistrohen në vitin akademik 2025/2026. Aplikimi për vaktin studentor bëhet online përmes portalit zyrtar; e-uslugi.mon.gov.mk./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button