Asnjë universitet nga vendi nuk është në listën e 1000 universiteteve më të mira të botës
Asnjë universitet nga vendi nuk është në listën e 1000 universiteteve më të mira të botës
Gazetar: Avni Tahiri
Në renditjen më të fundit të Universiteteve më të mira në botë për vitin 2025, e njohur ndryshe si Renditja e Shangait, asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk është përfshirë në listën prestigjioze të 1000 universiteteve më të mira në botë.
Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, ngjashëm me Maqedoninë e Veriut, nuk kanë asnjë universitet të përfshirë në këtë renditje globale.
Ndërkohë, disa vende të rajonit kanë arritur të futen në listë me universitetet e tyre më të njohura. Universiteti i Beogradit është renditur sërish në listën prej 1000 universiteteve më të mira ndërsa po ashtu edhe Universiteti i Ljubljanës dhe ai i Mariborit mbeten në renditje. Universitetin e Zagrebit është përfshirë në pjesën e fundit të listës.
Në krye të renditjes për të 23-tën herë është Harvard, i ndjekur nga Stanford, MIT, Kembrixh dhe Oxford – institucione me prestigj akademik global dhe rezultate të larta shkencore. Renditja bazohet në gjashtë tregues: numri i fituesve të Çmimit Nobel dhe Medaljes Fields, punimet e botuara në revistat prestigjioze Nature and Science, studiuesit shumë të cituar, numri i punimeve shkencore të indeksuara, si dhe performanca e përgjithshme për banorë./ Alsat.mk








