148 gjoba në Shkup, 27 për tejkalim të shpejtësisë

148 gjoba në Shkup, 27 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 148 gjoba, prej të cilave: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 24 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 7 masa për përdorim të telefonit, 8 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara si dhe 5 gjoba të tjera për vozitësit fillestar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button