15 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme nga maji deri në gusht
Gazetare: Amila Rashiti
Situata me zjarret po bëhet gjithnjë e më alarmante. Autoritetet vazhdimisht kanë deklaruar se për shumë vatra zjarri, fajtor është faktori njeri. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme që nga maji i këtij viti është arritur të identifikohen 15 persona si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.
Lidhur me numrin e personave që shkaktuan zjarre, ju informojmë se 15 vetë janë arrestuar gjatë periudhës nga 1 maji deri më 25 gusht të këtij viti 2026. – MPB
- Nga maji deri në gusht, 15 persona të arrestuar për zjarret.
Sipas autoriteteve personat e kallëzuar penalisht ndiqen për dy vepra penale: “nxitje e rrezikut të përgjithshëm” dhe “zjarrëvënie në mal”. Sipas Kodit Penal, këto dy vepra dënimi është nga 3, 5 e deri në 8 vjet burg, varësisht nga dëmi dhe qëllimi i të dyshuarit për zjarrvënien.
“Zyra e Prokurorit Publik vepron mbi të gjitha kallëzimet penale të paraqitura. Për të verifikuar statusin e një çështjeje specifike, na nevojiten informacione lidhur me kohën kur është paraqitur kallëzimi penal dhe pranë cilës zyrë prokurorie është bërë kjo” – Prokuroria Publike.
Zjarret nga faktori njeri kanë shkaktuar dëme të shumta, sidomos të pyjeve, kullotave, pronave private, madje në disa raste është venë në rrezik edhe jeta e njerëzve. /Alsat.mk








