15 viktima dhe 247 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

15 viktima dhe 247 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit. Janë realizuar 737 teste. Viktimat janë të moshës nga 49 deri në 78 vjeçare. Sa i përket rasteve të reja, numri më i madh i tyre, respektivisht 116 janë regjistruar në Shkup, Prilep 23, Ohër 14, Shtip 12, Tetovë 10. Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 pacientë. Për momentin në mbarë vendin ka 7317 raste aktive me Covid-19, ndërsa 934 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button