COVID-19, Sllovenia shtrëngon më tej kufizimet

Sllovenia po forcon më tej masat kundër përhapjes së koronavirusit duke ndaluar udhëtimet midis qyteteve, njoftoi sot agjencia sllovene e lajmeve, STA.

”Masat do të hyjnë në fuqi nga nesër për të paktën një javë në të gjithë vendin”, theksoi qeveria sllovene, duke shtuar se ”bllokimi do të hiqet në zonat me një situatë të përmirësuar epidemiologjike”.

Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dramatike të infeksionit.

Më parë këtë muaj, qeveria e kryeministrit Janez Jansa kufizoi udhëtimin midis rajoneve, lejoi shkollat ​​të jepnin mësimin në distancë dhe vendosi një bllokim të pjesshëm.

Në vend rezultojnë gati 14 300 raste aktive të koronavirusit, me një normë infeksioni prej 625 për 100 000 banorë.

LEXO EDHE:

Back to top button