15 viktima nga COVID-19

Janë regjistruar 15 viktima nga Covid-19, prej të cilëve 7 janë të periudhës nga 26 nëntori deri më 8 dhjetor.

Ndërkohë në 24-orët e fundit janë regjistruar 361 të infektuar, bazuar në testimin 4.982 mostrave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar 6 të vdekur, nga 3 në Prilep dhe Manastir, 2 në Gostivar dhe 1 në Kumanovë.

Sa i përket të infektuarve, 166 persona janë nga Shkupi, ndërsa numër më të vogël ka në 27 qytete tjera. Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit, 433 persona janë shëruar.

Nga rreth 218,000 persona të diagnostikuar me cobvid-19 që nga fillimi i pandemisë, jetën e kanë humbur 7,710 persona ndërsa raste aktive janë 5,620 persona.

LEXO EDHE:

Back to top button