150,000 ukrainas përdorin shërbimet e Starlink çdo ditë

Rreth 150,000 ukrainas përdorin internetin satelitor Starlink çdo ditë. Numri i përdoruesve aktivë ditorë bazohet në “të dhëna të përafërta” që Ministri ukrainas Mikhail Fedorov ndau në Twitter.

Fedorov kërkoi ndihmë nga drejtori i SpaceX, Elon Musk, pasi Rusia pushtoi Ukrainën për t’i siguruar vendit internetin satelitor. Njeriu më i pasur në botë atëherë u përgjigj pozitivisht. Shërbimi i internetit është aktivizuar në rajon, megjithëse SpaceX nuk ka nisur ende operacionet tregtare në zonë.

Meqenëse kabllot e internetit ishin objektiv i sulmeve ruse, terminalet Starlink ishin një zgjidhje ideale për Ukrainën. Deri më tani, kjo jo vetëm që i ka ndihmuar ukrainasit të qëndrojnë në internet, por gjithashtu u ka mundësuar pacientëve në spitale të marrin kujdes të vazhdueshëm. NBC raporton se më shumë se 10,000 terminale Starlink janë aktualisht aktive në Ukrainë, nga të cilat 1,333 ofrohen nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Sipas raporteve të SpaceX, Starlink ka rreth 250,000 abonentë në mbarë botën. Duke qenë se shërbimet në Ukrainë aktualisht janë falas, lind çështja e mbulimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjatë të shërbimeve.

Është e rëndësishme të theksohet se numri i përdoruesve aktivë ditorë është i ndryshëm nga numri i pajtimtarëve. Sipas përdoruesve të Starlink, deri në 128 pajisje mund të lidhen me një ruter me valë.

LEXO EDHE:

Back to top button